Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se kriza politike në vend mund të përfundojë vetëm me shkuarjen e vendit në zgjedhje, pas një marrëveshjeje ndërmjet partive politike, të pushtetit dhe opozitës. Sipas tyre, zhvillimet që kanë ndodhur në skenën politike në Kosovë, nuk i kanë sjellë asgjë të mirë vendit.
Kufiri administrativ që ndan komunën jugore dhe atë veriore të qytetit të Mitrovicës, është bërë mollë sherri për të dy kryetarët e këtyre komunave, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq. Bahtiri thotë se fshati Suhodoll, sipas dokumentit të Ahtisaarit, i takon komunës jugore.
Përplasjet e partive politike në Kosovës, po reflektojnë negativisht te të rinjtë, madje edhe duke i shndërruar ata në mjet për realizimin e qëllimeve të partive, thonë disa të rinj në Prishtinë.
Tetë-vjetori i pavarësisë, Kosovën e ka gjetur me pozicionime të skajshme kundërshtuese të subjekteve politike në pushtet dhe atyre në opozitë, me Kuvend që nuk funksionon në kushte normale, si dhe me subjektivitet ndërkombëtar të papërfunduar.
Diskursi i përdorur nga liderët e partive politike në Kosovë vetëm sa i ka çimentuar pozicionet e tyre të skajshme dhe ka lënë të nënkuptohet se të dyja palët ende janë larg një zgjidhjeje të krizës politike, e cila e ka kapluar vendin tash e sa muaj.
Disa dhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë në protestën e thirrur nga tri subjektet politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Në protestë është bërë thirrje për dorëheqje të Qeverisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë uruar qytetarët e vendit për tetë vjetorin e pavarësisë së shtetit të tyre, por edhe me thirrjet që festa e 17 shkurtit të mos zbehet, duke iu referuar protestës së paralajmëruar nga partitë opozitare.
Njohësit e zhvillimeve në Kosovë, vlerësojnë se publikimi i listave të uzurpatorëve të pronave shoqërore nga ana e Agjencisë Kosovar të Privatizimit, është nismë drejtë hapjes së problematikës kryesore që ka karakterizuar privatizimin në Kosovë.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar aktivitetet festive të datës 17 shkurt, kur edhe shënohet 8 vjetori i pavarësisë së Kosovës, por, edhe për të garantuar sigurinë e përgjithshme gjatë protestës së paralajmëruar nga opozita.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend, vlerësojnë se përgjatë 8 vjetësh pavarësi, Kosova ka mundur të arrijë më shumë në afirmimin e pavarësisë dhe subjektivitetit të saj në organizatat ndërkombëtare.
"Zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë janë zgjedhjet e parakohshme, së bashku me zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë", ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ramush Haradinaj, lider i partisë opozitare, AAK.
Barometri kosovar i sigurisë për vitin 2015 nxjerr si rezultat që qytetarët e Kosovës besojnë se nga dialogu Kosovë-Serbi, më tepër ka fituar Serbia, në kuptimin e integrimeve evropiane. Po ashtu, del se shteti më armiqësor konsiderohet Serbia, ndërkaq më aleat SHBA dhe Gjermania.
Liderët e partive në pushtet dhe opozitë në Kosovë, në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për dalje nga kriza politike.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, kanë hedhur poshtë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. Ata kanë paralajmëruar se së shpejti do të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
NATO do të mbetet e përkushtuar të luajë rolin e vet për stabilitet në Kosovë, ka theksuar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, i cili e ka vizituar të enjten Kosovën.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të varet edhe nga zbatimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare Kosovë- Mal i Zi, ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se, në këtë rast, Kosova nuk po trajtohet si vendet tjera në rajon.
Armët, municionet dhe mjetet shpërthyese jolegale vazhdojnë të paraqesin shqetësim për sigurinë në Kosovë, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, si dhe njohësit e rrethanave të sigurisë në vend.
Arrestimi i personave në afërsi të Manastirit të Deçanit ka nxitur reagime të shumta të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve të Serbisë. Ndërkaq, Policia e Kosovës thotë se rasti po hetohet.
Incidentet ndëretnike ndërmjet të rinjve në Mitrovicën e veriut, kanë shënuar rënie gjatë vitit 2015, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës. Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe banorët atje, thonë se ende situata e sigurisë nuk është e kënaqshme.
Një deklaratë e kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, mbi të ashtuquajturin “kodin gjenetik serb”, ka nxitur reagime në Serbi. Ekspertë të gjenetikës e teologë i vlerësojnë deklaratat e tij si raciste, por edhe qesharake.
Shfaq më shumë