Korrespondente e Radios Evropa e Lirë në Tiranë.
Një euro u këmbye këtë javë me vetëm 93.62 lekë - niveli më i ulët historik kundrejt monedhës shqiptare.
Disa protestues dhe oficerë policie janë lënduar gjatë një proteste të dhunshme antiqeveritare paraditen e së enjtes pranë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë në kryeqytetin shqiptar.
Revolucioni i Flamingove u zhvendos edhe në Google, me thirrje për bojkotimin e bizneseve dhe mijëra vlerësime negative ndaj tyre.
Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i planifikuar për 11 korrik në Tiranë, u prezantua fillimisht si një organizim privat.
Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) në Shqipëri pritet të marrë kompetenca më të gjera - për herë të parë që nga miratimi i ligjit të tij themelor në vitin 1998.
Institucionet në Shqipëri thonë se po mbikëqyrin dhe hetojnë persona që dyshohen për lidhje me Iranin dhe të cilët mund të shfrytëzojnë protestat që po mbahen që 27 ditë.
Në ditën e 23-të të protestave kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, protestuesit bënë publike pesë kërkesa të martën, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Mes protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri është thelluar edhe përplasja diplomatike dhe retorike mes Tiranës dhe Teheranit.
Një zonë e mbrojtur pranë Vlorës. Një projekt turistik me vlerë prej miliarda eurosh. Protesta të banorëve. Dhe, një hetim nga prokuroria speciale. Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Sulmi amerikan dhe izraelit i 28 shkurtit në Iran, ku u vra udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Khamenei, ngriti shqetësime rreth sigurisë në shumë vende të botës, teksa Republika Islamike po kryen sulme hakmarrëse në vendet ku ekzistojnë baza ushtarake amerikane.
Në punishten në qytetin e Elbasanit në Shqipërinë e mesme, gra dhe vajza që vijnë nga komunitete të pafavorizuara, kanë arritur të mësojnë zanate të ndryshme, por edhe të punësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
Jelekun e Naim Frashërit, veshjen e Ali Pashë Tepelenës apo Lord Bajronit... Këto janë porositë kryesore që merr nga emigrantët shqiptarë, Buqe Muka, e certifikuar si mjeshtre e qëndisjes.
“Tirana nuk ishte më e sigurt në vitin 1941, kështu që im atë siguroi veshje karakteristike krutane për pjesëtarët e tri familjeve hebraike. Udhëtuan për 36 orë me kuaj e mushka, duke u fshehur në pyje gjatë ditës, e duke ecur më shumë natën, drejt Krujës...”.
Suzana Hoxha end qilima tash e 30 vjet. Zanatin që ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja, ua ka mësuar vajzës dhe nuses së djalit, por edhe mbesës 12 vjeçe.
Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe u përshtatën, për t’iu shërbyer artistëve jo vetëm shqiptarë, por nga e gjithë bota, për projektet e tyre të ndryshme.
Dashurie Zerja nga fshati Grevë i Dibrës - qytet në lindje të Shqipërisë - tregon se ka mësuar se si përgatiten jufkat që në moshë të vogël.
Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri.
Të rinj në Tiranë, kanë mendime të ndryshme lidhur me vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e platformës TikTok për një vit. Ndërsa, për ekspertë të edukimit, komunikimit, e zhvillimit psiko-social të fëmijëve vendimi është i drejtë, por jo i mjaftueshëm.
Pas 25 vjetësh në emigrim, Ardian Nerguti vendosi të kthehej në Shqipëri.
Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit të kamotshëm atje.
Shfaq më shumë