Vendimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nënshkruar ndryshimet në ligjet për drejtësinë, shkaktoi reagime të forta në Bashkimin Evropian dhe riktheu në qendër të debatit të ardhmen evropiane të Serbisë.
Vendimet e fundit gjyqësore për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u panë si hap përpara, por njëkohësisht ngritën pyetjen: pse drejtësia godet individët pa pushtet, ndërsa figurat e fuqishme mbeten të paprekura?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm.
Në emisionin “Ura” të Radios Evropa e Lirë, profesori i së drejtës ndërkombëtare në Beograd, Radosllav Stojanoviq, dhe profesori i së drejtës kushtetuese në Prishtinë, Arsim Bajrami, diskutuan për rezultatet e debatit që u zhvillua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Florian Bieber, nga Universiteti Kent në Britaninë e Madhe, dhe James Lyon, ekspert i Këshillit për demokratizim në SHBA, thonë se Beogradi ka potencial për të qenë faktor jostabiliteti në Ballkan.