Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se shpreson se në fillim të muajit gusht do të mund t’i shpallë detajet e planit të Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim më të afërt ushtarak dhe këmbimit të inteligjencës me Rusinë lidhur me Sirinë.
Senatori Bernie Sanders i ka ofruar përkrahje me plotë pasion rivales së dikurshme partiake, Hillary Clinton më 25 korrik duke folur në ditën e parë të Konventes Kombëtare të Partisë Demokrate.
Pak para fillimit të Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike ka reaguar për informacionet lidhur me rrjedhjen e emailave në opinion.
Afganistani është në ditë zie pasi një ditë më parë një sulm vetëvrasës që e pati cak një protestë paqësore në Kabul, mori jetën e më shumë se 80 personave.
Udhëheqësi i xhamisë më të madhe në New Jerseyn verior, ka thënë se fushata e Donald Trumpit për zgjedhjet presidenciale, e ka nxitur komunitetin e tij që të kontaktojë sa më shumë me fqinjët jo myslimanë.
Policia gjermane ia ka konfirmuar Konsullatës së Kosovës në Gjermani se tre të rinj nga Kosova janë vrarë mbrëmë gjatë sulmit në një qendër tregtare në Mynih.
Në ditën e zisë në Kosovë në nderim të viktimave të sulmit në Munih, me c'rast u vranë 9 persona, në mesin e të cilëve tre shtetas nga Kosova, fllamujt janë ulur në gjysmë shtizë. Në mbrëmje, në Prishtinë, qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj për të nderuar viktimat.
Përpjekja për grushtshtet në Turqi vazhdon të komentohet, edhe pse ka kaluar një javë që nga ky zhvillim. Në Serbi, komuniteti islam e mbështet Qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, edhe pse vetë është thellësisht i ndarë.
Policia në Mynih të Gjermanisë konfirmoi se nëntë veta janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në qendrën tregtare "Olympia". Autori i dyshuar është thënë se është një gjermano – iranian, 18 vjeç, dhe i cili ka qenë banor i Mynihut.
Donald Trump e ka pranuar nominimin e Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, duke shprehur përkushtim për ta mbrojtur “amerikanizmin, e jo globalizimin”, nëse zgjedhet president i Shteteve të Bashkuara.
Gjendja e jashtëzakonshme tremujore ka filluar sot në Turqi, me arsyetimin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, se ishte e domosdoshme dhe se me këtë lëvizje nuk shkelet sundimi i ligjit ose liritë themelore të shtetasve. Ai theksoi se ky vendim është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Turqisë.
Partia Republikane në SHBA ka nominuar zyrtarisht Donald Trumpin kandidat për president. Trump ka thënë se ai do të udhëheqë duke vënë popullin amerikan gjithmonë në vend të parë. Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të përballet me rivalen demokrate, Hillary Clinton.
Brukseli, Parisi (dy herë) dhe tash Nica: katër sulme të tmerrshme xhihadiste për vetëm 18 muaj. Sadizmi këmbëngulës i grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka arritur në Evropë, dhe duket se problemet tona posa kanë filluar.
Nuk duhet parë për të madhe nëse dikush që e lexon raportin e fundit të Agjencisë Botërore Kundër Dopingut (WADA), për sponzorizimin shtetëror të dopingut në Rusi, mendon se ishte ndonjë tregim i stilit të James Bondit ose ndonjë romani spiunimi të shkrimtarit, John Le Carre.
Konventa e Partisë Republikane ka filluar me jo pak zhurmë, më 18 korrik, pasi kritikët e kandidatit të mundshëm të partisë për president të SHBA-ve, Donald Trump, nuk kanë arritur që të sigurojnë një votë simbolike që do të demonstronte kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së Trump.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtorë pesë të akuzuarit e rastit të njohur si “Badovci” të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste. Aktakuza ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit 2015 kanë shkuar te liqeni i Badovcit, që ndodhet në afërsi të Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese.
Tre policë amerikanë janë vrarë më 17 korrik në Baton Rouge të Louisianas që sipas mediave amerikane është bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj trajtimit që pjesëtarë të policisë amerikane iu bëjnë afrikano amerikanëve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se përpjekja për grushtshtet ka marrë fund dhe se qeveria ka kontrollin. Së paku 265 veta janë vrarë dhe 2,839 oficerë ushtarakë janë arrestuar.
Operacionet e sigurisë po vazhdojnë në Turqi pas përpjekjeve gjatë natës për grushtshtet ushtarak të dështuar, me ç’rast u vranë 104 ushtarë, që e kanë mbështetur grushtshtetin, 90 “martirë”, përfshirë 41 policë dhe 47 civilë.
Shfaq më shumë