Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ka shumë spekulime nëse këto ngjarje do ta sfidojnë realisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, apo do të shkaktojnë lëvizje të mëtejshme drejt autoritarizmit.
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, më 27 janar, shënon 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Kampi famëkeq nazist i vdekjes ndodhej në Poloninë e okupuar nga Gjermania, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aty u vranë sistematikisht mbi 1 milion njerëz – kryesisht hebrenj.
Nga Evropa Qendrore deri në Kaukaz, nga Azia Qendrore deri në Afganistan, viti 2024 u karakterizua me përmbytje në shumë prej vendeve ku transmetohet Radio Evropa e Lirë.
Fokat e Kaspikut janë unike dhe si to nuk gjenden askund në botë. Por, numri i tyre është duke rënë me shpejtësi të madhe. Në periudhën tetor-nëntor të vitit 2024, në brigjet e Kazakistanit janë gjetur më shumë se 1.000 foka të ngordhura. Shkaku nuk dihet.
Në një memoar të ri, ish-presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev, ka pranuar se ka bërë dy djem me gruan e shpallur Miss Kazakistani 1999, jashtë martesës së tij zyrtare. Libri i ri, i titulluar “Jeta ime”, doli në shitje më 1 dhjetor, dhe është përballur me kritika publike në vendin e Azisë Qendrore.
Korrespondentë të Radios Evropa e Lirë zbuluan se si kompanitë në Kirgizi dhe në Kazakistan po tregtojnë me Rusinë komponentë elektronikë, që mund të përdoren për qëllime civile ose ushtarake
Një biznesmen në qytetin perëndimor kazak, Aktobe, ka hapur një strehimore për rusët që po i ikin mobilizimit ushtarak të presidentit Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.