Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Deklaratat e fundit të Moskës për komunikim të drejtpërdrejtë me SHBA-në ngrenë pyetjen se a rrezikon Kosova të bëhet pjesë e ndonjë pazari gjeopolitik?
Në kohën kur raportet transatlantike po lëkunden dhe rendi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, Rusia po rikthen Ballkanin në radar.
Fitorja bindëse e Albin Kurtit në Kosovë erdhi pas një periudhe përplasjesh serioze me SHBA-në dhe BE-në, që çuan deri te masa ndëshkuese dhe ftohje të bashkëpunimit.
Albin Kurti doli nga zgjedhjet si lideri më i fuqishëm politik në Kosovë. Por, fuqia që vjen nga kutitë e votimit nuk garanton automatikisht ndikim edhe jashtë vendit.
Nga një palë zgjedhje te tjetra, nga një bllokadë te tjetra, politika e Kosovës më 2025 prodhoi shumë zhurmë dhe pak rezultat.
Anëtarësimi në NATO shihet si nevojë urgjente e sigurisë për Kosovën, në një kontekst të rrezikut në rritje nga Rusia dhe tensioneve me Serbinë, por mbetet i kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së e vendos Evropën jashtë prioriteteve kryesore, duke i bërë vendet e Ballkanit Perëndimor më të cenueshme, sipas vëzhguesve.
Prodhimi i municionit e fut Kosovën në hartën e vendeve që ndërtojnë kapacitete mbrojtëse.
Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me prodhimin e parë të planifikuar për fundin e vitit 2026. Ekspertët amerikanë e shohin këtë si një hap të duhur për forcimin e sigurisë
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, propozon një qasje strategjike për të arritur paqe në Ukrainë, duke u bazuar në modelin e Kosovës.
Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete, veçanërisht ato me shumicë myslimane, nuk e njohin Kosovën, ndërkohë që diplomacia e saj shpesh shihet si e fragmentuar dhe e paqartë.
Gjyqi i katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet fundit, duke mbyllur një maratonë dyvjeçare dëshmish.
Gjyqi i katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet fundit, duke mbyllur një maratonë dyvjeçare dëshmish. Prokuroria dhe mbrojtja kanë ofruar dy narrativë të kundërt: një UÇK të strukturuar me zinxhir komandues dhe një forcë guerile pa hierarki të qartë.
Lëvizja Vetëvendosje po e portretizon situatën politike si një front të bashkuar kundër saj, megjithëse vëzhguesit thonë se ky narrativ është më shumë strategjik se real.
Lëvizja Vetëvendosje po e portretizon situatën politike si një front të bashkuar kundër saj, megjithëse vëzhguesit thonë se ky narrativ është më shumë strategjik se real, pasi bashkëpunimet ndërpartiake në zgjedhjet lokale kanë qenë të shumta.
Projektligji “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” në SHBA ndalon mbështetjen e çdo politike që synon ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike, por analistët e shohin atë më shumë si një nismë simbolike, me gjasa të ulëta për t’u bërë ligj.
Ideja për korrigjimin e kufijve në Ballkan mori formë konkrete në vitin 2018, kur u diskutua hapur si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Shfaq më shumë