Në Kosovë kanë nisur manifestimet për shënimin e tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në sheshet kryesore në Prishtinë, në orët e paradites, është bërë parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë së Kosovës.
Kosova shënon sot tetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por si asnjëherë më parë, kjo ditë po shënohet ndaras dhe në dy forma, me kremtim dhe protesta. Ceremonia qendrore gjatë orëve të paradites do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës.
Grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë arritur harmonizimin e qëndrimeve për thirrjen e një seance solemne më 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë. Thirrja e kësaj seance është iniciuar nga dy partitë në pushtet, por ajo është kundërshtuar nga subjektet opozitare.
Zgjidhja e krizës politike në Kosovë po bëhet e pamundshme pa një trysni të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë analistët politik. Sipas tyre, një kompromis ndërmjet pushtetit dhe opozitës duhet të arrihet.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi, gjatë një takimi me shoqërinë civile, e kanë përjashtuar sërish mundësinë që të tërhiqen dhe të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas trysnive të shtuara nga opozita.
Përfundimi pa rezultate i takimit të thirrur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me liderët e partive politike, sipas analistëve po dëshmon se lidershipi në Kosovë nuk ka ide se si të dilet nga kriza.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten vendet e vetme në Ballkan që kanë në fuqi regjimin e vizave. Një gjendje e tillë, nga analistë dhe artistë të të dyja vendeve, u cilësua si absurde dhe pengesë reale për bashkëpunim.
Fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme, rreziku nga ekstremizmi dhe terrorizmi, si dhe ndikimi i politikës ruse paraqesin sfidat kryesore të sigurisë në Evropën Juglindore e më gjerë, është thënë të martën në Prishtinë, në konferencën ndërkombëtare “Gërmia Hill”.
Përmbajtja e Rezolutës së fundit të Këshillit të Evropës për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, nga analistët politik në Prishtinë vlerësohet si anashkalim i institucioneve të Kosovës.
Aktualisht, i vetmi kandidat për president në Kosovë është lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Mirëpo, kandidatura e tij, po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe nga një pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Partitë opozitare në Kosovë insistojnë në zgjedhjet e parakohshme, duke i parë ato si mundësi për ndryshime politike. Por, analistët tërheqin vërejtjen se ndryshimet i bëjnë vetëm forcat që i fitojnë zgjedhjet.
Dita e pavarësisë së Kosovës sivjet pritet të shënohet edhe me një protestë të opozitës. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të ulet me partitë në pushtet për gjetjen e një zgjidhje politike.
Kosova rikujton presidentin Ibrahim Rugova, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. Liderët e institucioneve dhe partive politike kanë nderuar presidentin e ndjerë, përmes aktiviteteve të shumta.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson ka inkurajuar institucionet dhe subjektet politike në Kosovë që në vend të dhunës të angazhohen për sundim të rendit dhe ligjit.
Zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe miratimi i marrëveshjes që selia e Gjykatës Speciale për krime lufte të jetë në Hagë, pritet të jenë ndër çështjet më të nxehta të sesionit të ri të punës së Kuvendit.
Në bazë të mandatit kushtetues, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pritet të përmbyllë mandatin e saj pesë vjeçar, duke i hapur kështu rrugën procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria dhe Gjykata Speciale do të gjykojë krimet e luftës, vrasjet politike dhe krimin e organizuar.
Pavarësisht tensioneve politike në Kosovë, qeveria dhe opozita vazhdojnë të mos shprehin gatishmëri për dialog. Sipas analistëve, nuk përjashtohet mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Liderët opozitarë paralajmërojnë se me protestën e 9 janarit fillon rënia e qeverisë aktuale të Kosovës. Por, udhëheqësit e qeverisë i shohin këto paralajmërime si përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.
Shfaq më shumë