Rusia do të rikthehet në garat ndërkombëtare të hokejit mbi akull pas katër vjetësh. Por, ky vendim ka bërë që disa shtete të kërcënojnë me bojkot.
Autoritetet ukrainase po i vëzhgojnë tetë cisterna të ngarkuara më shumë se 300.000 tonë naftë dizel të Rusisë, të cila mund të jetë në rrugë drejt Shteteve të Bashkuara, thanë burime nga Qeveria e Ukrainës për Radion Evropa e Lirë më 3 nëntor.
Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet të ndryshojë balancën e pushtetit në Kongres, duke i dhënë kësaj partie më shumë kompetenca mbikëqyrëse dhe ndikim në procesin legjislativ.
Përplasja mes turmës dhe policisë më 2 nëntor ndodhi pasi banorët lokalë reaguan ndaj informacioneve se disa burra – disa prej tyre pjesëtarë të Gardës Kombëtare – po mbaheshin në bodrumin e një shtëpie private.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi, për një rund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës - siç ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump - nëse Shtetet e Bashkuara do ta furnizonin shpejt Ukrainën me raketa Patriot për mbrojtje ajrore.
Autoritetet ruse thanë se më shumë se 100 dronë u shkatërruan gjatë një sulmi masiv gjatë natës në rajonin e Nizhni Novgorodit, më 1 nëntor. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Moskën për sulme ndaj infrastrukturës në katër rajone të Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk është i sigurt nëse është i mundur përfundimi i luftës në Ukrainë përmes negociatave.
Rikthimi i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim të rëndësishëm diplomatik në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah përçarjet në rritje mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar Moska derisa Rusia po e vazhdon luftën kundër Ukrainës.
Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitjen e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, në Ukrainë, në vlerë prej 2.1 miliardë dollarësh.
Një mision i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Oleshki, qytetin ukrainas nën pushtimin rus, si dhe largimin e sigurt të banorëve të tij, ka hyrë në fazën përfundimtare, njoftoi Kievi.
Bombat dhe artileria ruse kanë shkatërruar qytetin e Billozerskes, në rajonin ukrainas të Donjeckut. Teksa qyteti është kthyer në rrënoja dhe temperaturat e ulëta po afrohen, banorët e mbetur po përgatiten për dimër të egër.
Shfaq më shumë