Dy javë pasi Serbia e hapi një fabrikë që prodhon robotë të projektuar nga Kina, ushtria serbe ka shfaqur robotë të armatosur katërkëmbësh duke vepruar së bashku me ushtarët gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën gjatë turneut të saj në Ballkan, njoftoi të premten Komisioni Evropian.
I nominuari për ambasador të SHBA-së në Serbi po ashtu tha se do të inkurajojë Serbinë që të nxisë stabilitetin dhe sigurinë në mbarë rajonin edhe përmes procesit të normalizimit të raporteve me Kosovën.
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, përsëriti qëndrimin se pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë, ishin tejet shqetësuese.
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të martën se e mbështet “fuqishëm” sovranitetin, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës, pas deklaratave të një kryetari komunal në Republikën Sërpska për bashkimin e këtij entiteti me Serbinë.
Gazetari dhe aktivisti shqiptar Osman Stafa është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.
E ardhmja e mundësive ekonomike të Serbisë do të varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve që ajo bën sot, paralajmëron Departamenti amerikan i Shtetit në një koment për Radion Evropa e Lirë, lidhur me afrimin e Serbisë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.
Në njëzet shkolla në Shqipëri, kamerat nuk regjistrojnë më vetëm atë që ndodh. Një sistem i inteligjencës artificiale (IA) analizon pamjet dhe mund të sinjalizojë automatikisht te strukturat përgjegjëse sjellje të programuara paraprakisht si të dyshimta ose potencialisht të rrezikshme.
Zhvilluesi amerikan i projekteve të LNG-së, Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri e ka goditur një grup të dyshuar për mashtrimin e mijëra shtetasve gjermanë dhe qytetarëve të tjerë evropianë përmes investimeve fiktive online.
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës, Sergei Pryadkin, është bërë shtetas i Serbisë me vendim të autoriteteve serbe, konstatoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nga analiza e dokumenteve zyrtare të Qeverisë serbe.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) njoftoi se është sekuestruar një tjetër pasuri, që dyshon se është fshehur nga ish-zëvëndëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku.
Shfaq më shumë