E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 03:08

Aktuale

Thaçi e Daçiq kthehen kah tema qendrore - veriu

Shtypi kosovar pas nisjes së bisedimeve ndërmjet kosovës e Serbisë në nivel kryeministrash.
Shtypi kosovar pas nisjes së bisedimeve ndërmjet kosovës e Serbisë në nivel kryeministrash.
Takimi i 17 janarit ndërmjet kryeministrave të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, pritet të hapë për diskutim çështjet që kanë të bëjnë me komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe ku autoritetet kosovare nuk kanë arritur të shtrijnë pushtetin e tyre.

Hapja për diskutim e kësaj teme, në Prishtinë po shihet në mënyra të ndryshme.

Përderisa analistët politikë rikujtojnë deklaratat e tyre të kamotshme se bisedimet Prishtinë - Beograd do të mund të përfundojnë me një marrëveshje për autonominë e komunave veriore të banuara më shumicë serbe, përfaqësuesit e partive politike, në anën tjetër, presin që kryeministri Hashim Thaçi t’u përmbahet qëndrimeve se nuk do të diskutojë me autoritetet serbe për rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Megjithatë, analisti dhe publicisti Halil Matoshi mendon se procesi i negociatave po dëshmohet se është i karakterit të pastër politik që mund të përmbyllet me autonominë e veriut.

Pavarësisht disa vijave të kuqe që ka prezantuar të hënën kryeministri Hashim Thaçi, Matoshi thotë se agjendën e bisedimeve e përcakton Bashkimi Evropian.

“Agjendën e këtyre negociatave e përcakton Brukseli. Tashmë ka një konsensus edhe në vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, por edhe të SHBA-së, se ndarja e Kosovës nuk vjen në shprehje, se territori i Kosovës do të mbetet unik dhe i pandashëm dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet e pakthyeshme, ndërkaq solucioni do të jetë një autonomi, e cila praktikisht mund të justifikohet me Pakon e presidentit Ahtisaari”, vlerëson Matoshi. 

Para takimit të radhës me homologun e tij, Ivica Daçiq, kryeministri Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesit e partive politike, të cilët i ka informuar me pozicionin e palës kosovare në këto bisedime.

Në qëndrimet e prezantuara nga kryeministri Hashim Thaçi thuhet se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të bisedojë me Serbinë për statusin dhe pavarësinë e Kosovës, tërësinë territoriale dhe organizimin e saj të brendshëm.

Ndërkaq, temat, për të cilat Qeveria e Kosovës është e interesuar të bisedohet, janë largimi i strukturave të sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosovës, krijimin e rrethanave për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në komunat e veriore deri te krijimi i komunës së re të Mitrovicës Veriore dhe rrethanave për organizimin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës në këtë pjesë të Kosovës.

Duke iu referuar temave të takimit të 17 janarit në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se Qeveria dhe kryeministri Thaçi mund të bisedojnë me Beogradin vetëm për shuarjen strukturave paralele serbe dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në veri, por jo edhe për ndonjë lloj statusi special për këtë pjesë.

Ismet BeqiriIsmet Beqiri
x
Ismet Beqiri
Ismet Beqiri
“Ajo çka kushtimisht mund të flitet dhe nuk mund të injorohet është fakti se në veri të Kosovës ekzistojnë struktura ilegale e kriminale, banda serbe, dhe se çështja është se si ato të shpërbëhen dhe presioni do të duhej të bëhej mbi Beogradin. Por, asgjë më tepër kësaj nuk mund të bisedohet, sepse është e qartë se ne nuk do të pranojmë dhe do të ishte kundër interesave të vendit. Një mandat të tillë nuk e ka as zoti Thaçi”, thotë Beqiri.

Subjekti politik që kundërshton nga fillimi bisedimet me Serbinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka ndërmarrë një nismë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit para se takimi Thaçi - Daçiq të mbahet këtë të enjte.

Megjithatë, Vetëvendosje nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme nga ana e partive tjera parlamentare.

Visar Ymeri, deputet i Vetëvendosjes, kishte sqaruar se kjo nismë kishte si qëllim nxjerrjen e një mocioni në Kuvend për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, pasi që ato tash, sipas tij, edhe praktikisht po prekin në rregullimin e brendshëm të Kosovës.

“Konsiderojmë që është e domosdoshme që Kuvendi të diskutojë para se të vazhdojë dialogu, pra për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme, e cila do të duhej të mbahej më së largu të enjten”, kishte thënë Ymeri. 

Sidoqoftë, nga Brukseli është rikonfirmuar edhe një herë, përmes zëdhënëses së baroneshës Ashton, Maja Kociançiq, se çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, do të jenë tema qendrore të dialogut.

Në Bruksel, të martën janë takuar grupet punuese në kuadër të dialogut teknik, derisa të enjten më 17 janar, do të zhvillohet takimi i planifikuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
15.01.2013 19:36
.......Zoteriu Beqiri duhet te lajmrohet ne nje konkurs ku kerkohen Politikan qe shiqojn punet e veta se bashku me tere LDK-n.
Ajt zoteri shiqoni kariget e juaja se puna Autonomise per 4 fshatrat e ndare te Mitrovices eshte e kryer.
Kurse Visarit i them Im so sorry.
Zonja Maja ka ndryshuar vetem paketimin ne fjalor te Autonomise.
Derisa ne Lugine Serbia pregadid Pastrim Etnik .
Në përgjigje

Nga : florini Prej : gjermani
15.01.2013 22:19
Pajtohem me Kosovarin ceshtja e veriut eshte pune e kryer por ndoshta Hashimit nuk do ti merret goja dhe te kerkoj te njejten gje edhe per Presheven.Shiptaret atje jen shum te vendosur dhe duhet me cdo kusht te perkrahen nga qeveria e Kosoves por sa do te behet kjo jam shum skeptik.Deklaraten e Demaqit shum komentues e kan quajtur te qmendur por une mendoj qe ajo duhet te jet abetarja e jon per momentin e te mos i lam vllezerit tan ne balt sepse eshte e kercnuar egzistenca e tyre

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JERCEY,USA.
15.01.2013 18:54
HEU,POSI NA ISHTE APO NUK ISHTE;NJEFARE POPULL KOMBI KISHE ME I LASHTI,POSI EDHE DJEP CIVILIZIMI SI EUROIANE DHE BOTERORE;E,QE ISHTE NJE NDER VENDET ME TE PASURA TE RAJONIT;SI ME ARI TE VERDHE;TE ZI DHE TE BARDHE!!.E,TE JU FLUGEN CA BANDA TERRORISTE KANIBALE;DUKE MASAKRUAR E KASAPRUAR QE ATA KASAP TE TERE NJEREZIMIT
DHE,PERPLOTE VARRE MASIVE,E HOLLKAUSTE
SHEKULLORE ME GJENOCIDALE;QE DY SHEKUJ;LUFTA E PARE,DYTE,LUFTAT BALLKANIKE;DHE,NE FUND LUFTA
CLIRIMTARE E UCK-S.E PAS KRYELEGJENDAVE MBARE SHQIPTARE-EUROPIANO-BOTERORE,ME TE DHIMBSHME
E ME LEGJENDARE NDERKOMBETARE;PRAP SEPRAP,PO PERSERITEN TRADHETITE;OKUPIMET,MASAKRIMET,SI DHE NDARJA E PERCARJA NE GJASHTA KETA SKELETA E RRASHTA;QE PO SHKATERROHEJ ORIGJINALJA O,ME IDEALJA;NGA NJE FARE SHTRIGE PLAKE,NA I KALLI OR,
TIM E FLAKE;TERE NJE KOMB ME TE GJORE;OR,JU TE BERE HORE KORE OH,MOJ MIZORE!!.TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE ME IDEALE
NE USA.