Ndërlidhjet

PRAGË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se është e mundshme që për një periudhë të caktuar kohore, zgjidhja e kompromisit për Kosovën të jetë ajo që e propozon shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviq: pavarësi pa ulëse në Kombet e Bashkuara.
Në një intervistë për të përditshmen çeke "Pravo", Busek ka thënë se nuk beson që zgjidhja për Kosovën do të mund të arrihet deri në fund të këtij viti, dhe se gjithashtu nuk beson që ajo do të arrihet në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Nuk ekziston një zgjidhje që do t'i kënaqte të dyja palët, mirëpo një lloj zgjidhje duhet të arrihet, dhe sa më shumë që të shtyhet, aq më e vështirë do të jetë", ka thënë Busek, duke shtuar se mund ta paramendojë Kosovën si të pavarur, por me kusht që të zgjidhet çështja e pakicës serbe.
XS
SM
MD
LG