Ndërlidhjet

HAGË


Polici me shifrën K-83 ka dëshmuar sot në Tribunalin e Hagës, se si dy kolegë të tij në mars të vitit 1999 kanë kryer masakër ndaj më shumë se 50 anëtarëve të familjes Berisha në Therandë, ish Suharekë. K-83, dëshmitar i tragjedisë, tha se krimin e kanë kryer dy policët rezervistë nga Theranda, Slagjan Qukariq dhe Radovan Tanoviq, të cilët së pari i kanë vrarë 6 meshkuj të kësaj familje dhe një plakë, për të vazhduar pastaj me të shtëna armësh dhe hedhje bombash ndaj më shumë se 40 grave dhe fëmijëve të familjes Berisha të mbyllur në një lokal në qendër të Therandës.
XS
SM
MD
LG