Ndërlidhjet

BERLIN


Teherani dhe Bashkimi Evropian nuk arritën ndonjë rezultat pozitiv në bisedimet rreth programeve bërthamore të Iranit. Kryenegociatori iranian Ali Larijani, pas takimit me shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana, tha se "është shënuar progres, megjithëse nuk është arritur marrëveshje".
"Bisedimet do të vazhdojnë. Sot kemi diskutuar më tepër për procedurat e negociatave. Mund të them se kemi arritur gati në përfundim. Shpresojmë që të jemi të gatshëm sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në negociatat kryesore", tha Larijani.
XS
SM
MD
LG