Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqës vendorë dhe nderkombëtarë në Kosovë kanë premtuar se do të angazhohen maksimalisht që në Kosovën e së ardhmes, të gjitha të drejtat e komuniteteve të respektohen në menyrë të plotë dhe në përputhje me konventat ndërkombetare.
Këto komente janë bërë në tryezën mbi riintegrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, të organizuar nga Projekti për Relacione Etnike.
Presidenti Fatmir Sejdiu premtoi se Kosova do të jetë nënshkruese e konventave ndërkombëtarë që garantojnë të drejtat e komuniteteve.
“Ajo që ne do ta bëjmë dhe që e kemi përkushtim real si institucione të Kosovës dhe si delegacion i Kosovës është me rëndësi të thuhet se do të aderojmë në to, do të jemi nënshkrues dhe ratifikues te tyre”, tha Sejdiu.
Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se kushtet e mjerueshme të komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas, kanë filluar të përmirësohen.
“Ka shumë sfida përpara nëse duam të arrijmë synimin e ripajtimit, integrimit, të ofrimit të mundësive socio-ekonomike për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë”, tha Ruecker.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG