Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia përkohësisht e ka pezulluar tërheqjen e trupave nga dy bazat e ushtrisë ruse në Gjeorgji.
Gjenerali Aleksandr Baranov, komandant i zonës ushtarake të Kaukazit, tha se tërheqja është pezulluar për shkak se nuk mund të garantohet siguria e trupave ruse gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Gjeorgjisë
Rusia ka thënë se do t'i mbyllë dy bazat e saj në Gjeorgji dhe do ti tërheqë trupat deri në fund të 2008.
Dje, ministrat e mbrojtjes së NATO-s i bërë thirrje Rusisë dhe Gjeorgjisë të tregohen të matura dhe të ulin tensionet e krijuara pas arrestimit të 4 oficerëve rusë nga Tbilisi zyrtar nën akuzat për spiunazh.
I njëjti mesazh për Moskën dhe Tbilisin ka ardhur dhe nga Uashingtoni.
"Kjo është një çështje dypalëshe mes Rusisë e Gjeorgjisë. Nga të dyja palët ne kërkojmë që t'i vënë zhvillimet nën dritën e kontekstit real", tha Sean McCormack, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG