Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Çështja e Kosovës do të zgjidhet përmes procesit negociator që është në vazhdim e sipër dhe asnjëra palë nuk mund të zgjidhë në formë unilaterale", ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Tom Casey.
Këto komente ai bëri duke folur për Kushtetutën serbe me të cilën Kosova konsiderohet pjesë përbërëse e Serbisë.
Për faktin që Departamenti i Shtetit nuk ka parë tekstin e Kushtetutës serbe, Casey ka thënë se nuk mund të komentojë atë, por ka shtuar se "bashkësia ndërkombëtare e ka bërë të qartë se si do të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës dhe kjo do të bëhet përmes procesit negociator që është në vazhdim e sipër".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG