Ndërlidhjet

TBILISI


Zyrtarë gjeorgjianë u treguan sfidues përballë masave të ndërmarra nga Rusia kundër Gjeorgjisë pas arrestimit të 4 oficerëve rusë për spiunazh.
Kryeministri gjeorgjian Zurab Nogaideli tha se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë gjeorgjiane. Ndërsa kreu i Bankës Kombëtare tha se Gjeorgjia do t'i bllokojë përpjekjet e Rusisë për tu anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Tregëtisë, derisa sanksionet e Moskës mbeten aty.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin e paralajmroi Gjeorgjinë për "provokime dhe shantazhe" kundër Rusisë.
Sot Rusia paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Sigurimit, e cila lidh të ardhmen e misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Gjeorgji me kërkesat që Tbilisi t'i japë fund "veprimeve provokative" rreth rajonit të Abkazisë.
XS
SM
MD
LG