Ndërlidhjet

PRISHTINË


Asambleja Parlamentare e NATO-s pret nga Marti Ahtisari të bëjë ç'është e mundur që zgjidhja e statusit të Kosovës të arrihet brenda këtij viti, ka thënë sot në Prishtinë Karl Lamers, kryesues i një
delegacioni 18 anëtarësh të kësaj Asambleje që po qëndron në Kosovë. Lamers tha se është në interesin e NATO-s, Kosovës dhe rajonit që statusi i Kosovës të zgjidhet sa më shpejtë dhe që në këtë proces të mos ketë vonesa. "Kosova ka ecur përpara në rrugën e vërtet të demokracisë dhe mund të them se ajo është në rrugë të mbarë", ka thënë Lamers. Edhe udhëheqësit vendor, të cilët u takuan me këtë delegacion, thanë se nuk pajtohen me shtyrjen eventuale të zgjidhjes së statusit, duke u vënë në përkrahje të definimit sa më të shpejt të
këtij statusi, dhe atë me pavarësinë e Kosovës. Presidenti, Fatmir Sejdiu tha se "përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës, janë që statusi të definohet këtë vit me pavarësinë e saj".
Me shtyrjen eventuale të definimit të statusit të Kosovës, për shkak të zgjedhjeve në Serbi nuk është pajtuar as kryeministri i Kosovës Agim Çeku. Ai tha se "definimi i statusit të Kosovës është në favor të stabilitetit të rajonit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës". Një mbështetje për mos shtyerjen e zgjidhjes së statusit, institucioneve të Kosovës u ka dhënë sot edhe përfaqësuesi i familjes mbretërore austriake, Oto Van Hapsburg i cili gjithashtu po qëndron në Kosovë. Ai tha se "Kosova meriton të jetë një vend i pavarur dhe se proceset jashtë Kosovës, nuk duhet të ndikojnë në përcaktimin e të ardhmes së saj".
XS
SM
MD
LG