Ndërlidhjet

PRAGË


Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin të reagojë menjëherë për të sjellë para drejtësisë vrasësit e gazetares Anna Politkovskaya.
Sekretari i Përgjithshëm Aidan White i tha Radios Evropa e Lirë se kjo është "vrasje e qëllimshme".
"Për Federatën është shumë e qartë se kur një gazetar me reputacion të këtillë vritet në këtë mënyrë, atëherë kjo pasqyron gjendjen e mungesës së ligjit, e cila kërcënon gjithë gazetarinë në Rusi", tha White, duke kërkuar që Putini menjëherë t'i sjallë vrasësit para drejtësisë.
White e quajti Politkovskaya si "më të guximshmen në mesin e gazetarëve të guximshëm rusë".
XS
SM
MD
LG