Ndërlidhjet

MOSKË


Vrasjen e gazetarës ruse Anna Politkovsakya, e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, ndërkohë që Kremlini, nuk ka reaguar ende.
"Gazetarja e njohur ruse Anna Politkovsakya ishte duke përgaditur një shkrim rreth torturave në Çeçeni përpara se të vritej, ndërsa artikulli është dashur të botohet nesër", tha zëvëndës kryeredaktori i gazetës ku ajo punonte.
Vladimir Lukin, avokat i popullit në Rusi, kërkon zbardhjen e menjëhershme të rastit.
"Problemi nuk është se çfarë njerëz apo gazetarë ka në shoqëri, por qëndron në faktin se njerëzit në këtë vend po vriten për mënyrën se si mendojnë. Natyrisht, që nuk e kam idenë se për çfarë është vrarë Politkovsakya, ngase mund të jenë shumë arsye. Por, në këtë moment është me rëndësi gjetja e vrasësve. Kjo do të duhej të ishte detyrë prioritare e autoriteteve të sigurisë dhe zyrtarëve të drejtësisë", tha Lukin.
Gazetarja ruse Anna Politkovsakya ka qenë një kritike e zëshme e luftës në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG