Ndërlidhjet

PRAGË


Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar provat e armëve bërthamore të kryera nga Penjani.
"Qeveria jonë do ta diskutojë çështjen me bashkësinë ndërkombëtare dhe besojmë se Këshilli i Sigurimit do të debatojë rreth saj menjëherë", tha Jun Ti Jung, nga kabineti i presidentit koreano-jugor.
Ministria e Jashtme kineze tha se "kundërshton vendosmërisht" prova të tilla dhe shpreson kthimin e shpejtë të Koresë së Veriut në bisedimet për çarmatim.
Japonia e ka cilësuar një hap të tillë si kërcënim për stabilitetin rajonal.
Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar si "veprim provokativ" dhe kanë kërkuar reagimin e menjëhershëm të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri britanik Tony Blair i cilësoi si "plotësisht të papërgjegjshme" provat në fjalë, kurse ministri i jashtëm francez tha se ky akt i rëndë cënon sigurinë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG