Ndërlidhjet

PRAGË


Shtetet e Bashkuara kërkojnë që nesër të votohet për dënimet ndaj Koresë së Veriut lidhur me deklarimet e tyre për prova të armëve bërthamore. Pritet që draft rezoluta e SHBA-ve ti prezantohet sot formalisht Këshillit të Sigurimit. Kina ka dënuar ashpër provat e Koresë Veriore, por draft rezoluta e Shteteve të Bashkuara i ndryshon disa masa që Kina i ka kundërshtuar më herët.
Sipas një kopjeje të draftit, të siguruar nga agjencia Reuters, rezoluta do t'i vë Koresë së Veriut embargo të armëve si dhe ndalesë të çdo transferi apo zhvillimi të armëve të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG