Ndërlidhjet

VJENË


"Propozimi për statusin e ardhshëm të Kosovës mund të shtyhet nëse Serbia mban zgjedhje të parakohshme këtë vit", ka deklaruar zëvendësi i të dërguarit të posacëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Albert Rohan.
Siç njofton Associated Press, Rohan ka thënë se nëse Serbia i mban zgjedhjet para fundit të këtij viti, atëherë kompletimi i çështjes së statusit të Kosovës mund të shtyhet deri në shkurt apo mars të vitit 2007.
Rohan gjithashtu ka thënë se "negociatat e mëtejme nuk do të kenë kuptim përderisa nuk do të marrim sinjale nga njëra palë se është e gatshme të bëjë koncesione".
XS
SM
MD
LG