Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë ka miratuar rezolutën për sanksionet ushtarake dhe financiare ndaj Koresë së Veriut për shkak të provës bërthamore që ky vend komunist e bëri në fillim të javës. Për rezloutën votuan të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit . Ajo u miratua pasi që më parë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca i tejkaluan dallimet me Rusinë dhe Kinën.
Këshilli i Sigurimit me këtë rast konstatoi se Koreja e Veriut paraqet "kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare". Rezoluta gjithashtu kërkon nga Penhiani që të t'i asgjësoj të gjitha armët bërthamore.
Presidenti amerikan Xhorgj Bush ka deklaruar se rezoluta e Kombeve të Bashkuara duhet të rezultoj me pasoja të vërteta nëse Penhiani nuk heqë dorë nga programi bërthamor.
"Qëllimi i ynë mbetet i qartë – paqa dhe siguria në Azinë Verilindore dhe gadishulli korean i liruar nga armët bërthamore. Ne do të bëjmë krejt çfarë do të duhet për të jetësuar këto synime", ka thënë presidenti Bush.
Ndërkohë, ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara Pak Gil Jon ka thënë se Penhiani e hedh posht rezolutën e miratuar, duke ia mveshur ate, siç ka thënë ai, "politikës armiqësore të Shteteve të Bashkuara".
Pak Gil Jon ka shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ndaj vendit të tij, Koreja e Veriut këtë do ta konsideroj shpallje të luftës.
XS
SM
MD
LG