Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kina në tërësi ti zbatoj sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore, për shkak të provave bërthamore të deklaruara. Kina ka thënë se nuk ka ndërmend të bëjë kontrolle të ashpra të transporteve të mallrave me anije për dhe nga Koreja Veriore, siç kërkohet në rezolutë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, John Bolton tha për televizionin amerikan se Kina e ka obligim që të veproj sipas rezolutës që unanimisht u miratua nga Këshilli i Sigurimit.
- Duhet ta keni parasysh se Kina votoi në favor të kësaj rezolute, që është nën kapitullin 7 të Kartës së OKB-së dhe, rrjedhimisht, duhet t'i nënshtrohet asaj. Prandaj mendoj se nuk ka asnjë arsye që të besohet se ata nuk do ti respektojnë parimet e rezolutës, tha zoti Bolton.
XS
SM
MD
LG