Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarët të KFOR-it amerikan thanë se janë duke hetuar për të gjetur sulmuesit e një ushtari amerikan.
Dy ditë më parë, 3 persona kanë sulmuar një pjesëtar të forcave amerikane në afërsi të supermarketit Ben Af në Ferizaj. Në njoftimin e ushtrisë amerikane thuhet se të paktën njëri nga sulmuesit fliste shqip.
Koloneli William Smith, zëvendës komandant i Brigadës Shumëkombëshe të KFOR-it në sektorin lindor, sulmin e cilësoi si "të patolerueshëm" dhe tha se do të bëhet çmos për t'i gjetur përgjegjësit.
XS
SM
MD
LG