Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti i 16-të u uroi sot përzemërsisht myslimanëve përfundimin e Ramazanit dhe festën e Bajramit.
- Jam i lumtur t'i uroi përzemërsisht myslimanët në gjithë botën, që këto ditë, po festojnë përfundimin e muajit të Ramazanit, tha Papa. Ai tha se për dallim nga kjo festë gëzimi, nga Iraku arrijnë lajme për situatën e pasigurisë dhe të dhunës mizore, në të cilën shumë njerëz të pafajshëm u janë nënshtruar sulmeve vetëm pse janë shiitë, sunitë ose të krishterë. Muajin e kaluar Papa i ofendoi myslimanët kur ai e citoi një perandor të krishterë që Islamin e kishte barazuar me dhunë.
XS
SM
MD
LG