Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Nga pikëpamja ime, e vetmja mënyrë për ta humbur luftën në Irak, është nëse tërhiqemi nga atje pa e përfunduar misionin", tha presidenti amerikan George Bush.
"Jemi duke i nxitur liderët irakian të ndërmarrin masa më të ashpra për ta ruajtur vendin e vet. E kemi bërë të qartë se durimi i Shteteve të Bashkuara nuk është i pakufishëm. Poashtu i kuptojmë sfidat me të cilat po ballafaqohen liderët irakianë, por megjithatë Uashingtoni nuk do t'i bëjë më shumë presion qeverisë irakiane", tha presidenti Bush.
Ai shtoi se 93 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë këtij muaji në Irak, por fitorja e SHBA-ve në Irak mbetet esenciale si pjesë e luftës së gjërë kundër terrorizmit.
Ndërsa duke folur për krizën bërthamore të Iranit, presidenti Bush tha:"Çështja jonë me Iranin dhe pozicioni ynë ndaj iranianëve është shumë i qartë. Ka mënyra më të mira për të ecur përpara për qeverinë dhe njerëzit, se sa të izolohen", tha Bush në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG