Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sipas rezultateve të para të Komisionit zgjedhor republikan, për Kushtetutën e re të Serbisë, kanë votuar 52.31% e atyre që kanë dalë në referendum. Pjesëmarrja në referendum ishte 54.19%. Sipas organizatës CESID, në vendbanimet serbe në Kosovë, në votime kanë dalë më se 80% e zgjedhësve të regjistruar. Votimin në favor të Kushtetutës së Serbisë e mirëpriti edhe kryeministri, Vojisllav Koshtunica:
- Me Kushtetutë Serbia është më e fortë. Kushtetuta e mbronë tërësinë shtetërore dhe qartas thotë se Serbia është vend demokratik dhe ligjor, që sipas të drejtës ndërkombëtare edhe njëherë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, tha Vojisllav Koshtunica. Partia Liberale opozitare ka pohuar se ka pasur "vjedhje masive" në vendvotime në orët e fundit të referendumit. Shqiptarët në Luginën e Preshevës e kanë bojkotuar këtë referendum.
XS
SM
MD
LG