Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Serbisë Boris Tadiç e vlerësoi si të dobishëm vendimin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari, që propozimin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ta publikojë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Sipas tij, në vendimin e Ahtisaarit nuk kanë ndikuar vetëm zgjedhjet parlamentare në Serbi, por edhe të dhënat rreth qëndrimeve të ndryshme në Grupin e Kontaktit, rreth zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
"Kosova sot është më afër pavarësisë sesa çfarëdo zgjidhjeje tjetër, duke pas parasysh qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë Tadiç për të shtuar se "pavarësia e Kosovës do ta destabilizonte situatën.
"Pa negociata për statusin e ardhshëm të Kosovës, nuk do të ketë stabilitet, dhe jo vetëm në Serbi, por në mbarë rajonin. Çdo zgjidhje e imponuar është absolutisht e papranueshme, dhe e përsërisë qëndrimin se pavarësia e Kosovës, është një akt që do ta destabilizonte tërë rajonin për kohë të gjatë", tha Tadiç.
XS
SM
MD
LG