Ndërlidhjet

PRAGË


Statusi i Kosovës patjetër duhet të përcaktohet, sepse status-quo-ja nuk mund të mbetet gjatë, ka thënë në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.
"Nëse merret vendimi për pavarësinë e Kosovës, atëherë duhet të garantohet standardi i jetesës që vlen në Evropë, të garantohen liritë civile, pluralizmi politik, mbrojtja e pakicave kombëtare, funksionimi i institucioneve, ndarja e pushteteve dhe mbrojtja e objekteve historike", ka deklaruar Stipe Mesiq.
XS
SM
MD
LG