Ndërlidhjet

NJU DELHI


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov tha sot se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, e jo Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duhet ti udhëheq përpjekjet për zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me programin bërthamor të Iranit. Gjatë vizitës së tij në Indi, zoti Lavrov përsëriti qëndrimin e Rusisë që kjo çështje të zgjidhet me negociata e jo me sanksione.
- Ishte arritur pajtueshmëri që nga fillimi se ne nëpërmjet të Këshillit të Sigurimit do të arrinim vazhdimin e shpejtë të negociatave me Iranin e jo dënimin e tij, tha zoti Lavrov. Kina dhe Rusia po e kundështojnë propozim rezolutën e paraqitur nga Britania, Franca dhe Gjermania që parasheh sanskione kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG