Ndërlidhjet

HANOI


Liderët pjesëmarrës në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azisë dhe Paqësorit në Vietnam, u zotuan të bëjnë koncesione në tregtinë e produkteve bujqësore për të ringjallur bisedimet në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Bisedimet u ndërprenë në korrik nga mosmarëveshjet mes SHBA dhe BE për subvencionet bujqësore.
Liderët gjithashtu pritet të lëshojnë nesër një deklaratë të përbashkët, që i bën thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe t'u kthehet bisedimeve.
Nesër gjithashtu pritet që presidentët George Bush dhe Vladimir Putin të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mbi përpjekjet e Rusisë që t'i bashkangjitet Organizatës Botërore të Tregtisë.
XS
SM
MD
LG