Ndërlidhjet

KABUL


Kryeminsitri britanik, Tony Blair arriti sot në Afganistan, pasi dje qëndroi për vizitë në Pakistan. Blair i ka vizituar trupat britanike në bazën e tyre kryesore në Helmand, ndërsa më vonë në Kabul u takua me presidentin, Hamid Kharzai. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Blair tha: "Ne kemi hyrë në Afganistan sepse ka qenë e qartë që problemi i Afganistanit po bëhej problem për gjithë botën. Jo vetëm për popullin e Afganistanit, por për sigurinë e të gjithë neve, duhet të mbetemi të përkushtuar këtu për aq kohë sa të ketë nevojë", tha Blair.
Britania ka 5 mijë trupa në Afganistan, të vendosura në lindje të vendit, ku ballafaqohen me sulme të shpeshta të talibanëve.
XS
SM
MD
LG