Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i Jashtëm irakianë Hoshyar Zebari tha se Iraku dhe Siria i kanë ripërtërirë marrëdhëniet diplomatike. Ministri Zebari e bëri këtë njoftim në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij sirian Valid Muallem në Bagdad, pasi nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në çështjet e sigurisë. Marrëdhëniet midis Irakut dhe Sirisë, ishin ashpërsuar 20 vjet më parë.
Ndërkaq në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey e përshëndeti këtë vendim duke thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Iraku të ketë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje.
" Ne dëshirojmë që Iraku të ketë raporte të mira me të gjithë fqinjët e vet, ku do të përfshihej edhe Irani. Padyshim që ka pasur takime ndërmjet zyrtarëve të qeverive të Irakut dhe Iranit, dhe ne e mirëpresim vazhdimin e diskutimeve dhe dialogut të Irakut me vendet fqinje", tha Casey.
XS
SM
MD
LG