Ndërlidhjet

BRUKSEL


Deputetët e Parlamentit Evropianë u kanë sugjeruar sot kolegëve të tyre të Kuvendit të Serbisë që ta kuptojnë realitetin në rastin e Kosovës.
Kosova ka qenë tema e vetme rreth së cilës nuk kanë gjetur as minimumin e pajtimit deputetët nga Serbia dhe ata të Parlamentit Evropianë.
Shumë deputetë të PE-së, gjatë debatit thanë se ndihen të tmerruar për gjuhën që kanë dëgjuar nga disa kolegë të tyre serbë për Kosovën.
"E gjithë Evropa po e kupton se Kosova po bëhet e pavarur, vetëm ju serbët dhe Serbia bëheni kinse nuk po e kuptoni këtë. Ne duhet të mirremi me serbët e Kosovës, sepse Serbia që moti e ka humbur Kosovën", tha deputeti nga Sllovenia Jerko Kacin.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviç, duke folur para deputetëve evropianë, tha se në Serbi që tani ka kërkesa nga disa qarqe, që në rast të pavarësisë së Kosovës, me të gjitha shtetet të cilat do ta njihnin atë pavarësi, Beogradi të shkëput marrëdhëniet diplomatike. Ai më tej shtoi se nuk beson që "Këshilli i Sigurimit do të lejonte pavarësimin e Kosovës".
XS
SM
MD
LG