Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq i ka ofruar dorëheqjen e tij nga ky post, kryeministrit Agim Çeku, pasi që kryeministri kosovar i kishte bërë me dije atij se e
ka sjellë ministrinë që drejton në bllokadë totale.
Petkoviq ka bllokuar çdo bashkëpunim me UNDP-në dhe UNMIK-un, gjë që po e dëmton kthimin e personave të zhvendosur, tha kryeministri Çeku.
Ai poashtu tha se Petkoviq, duhet të ballafaqohet dhe me një raport auditimi, i cili konstaton keqmenaxhime të parasë publike në këtë ministri.
XS
SM
MD
LG