Ndërlidhjet

PRISHTINË


Vizioni strategjik i Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, pas takimit të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit. Në këtë takim është diskutuar edhe raporti i Komisionit Evropian, në të cilin është çmuar përkushtimi i institucioneve të Kosovës për të përmbushur standardet që çojnë drejt Bashkimit Evropian. Por, përfaqësuesja e Komisionit, Genoveva Ruiz Kalavera, pas takimit të sotëm ka thënë se ka ende ngecje në fushën e drejtësisë, se duhet bërë më shumë për luftimin e korrupsionit dhe një shqetësim i veçantë, sipas saj, përbën pozita ende e vështirë e pakicave kombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG