Ndërlidhjet

SARAJEVË


Familjet e mijëra personave të zhdukur gjatë luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta, kanë kërkuar nga autoritetet në rajon që të japin përgjigjje për fatin e të afërmëve të tyre të zhdukur. "Anëtarët e familjeve do të vazhdojnë të bëjnë presion në liderët më të lartë politikë në rajon që të bëjnë çdo gjë të mundshme për dhënien e informacioneve dhe për shpejtimin e procesit për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme rajonale për të drejtat e njeriut", thuhet në një thirrje të Komisionit ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kjo thirrje u bë pas një konference në të cilën morën pjesë më se 60 përfaqësues të asociacioneve të familjarëve të të zhdukurve dhe të institucioneve qeveritare nga Bosnja, Kroacia, Serbia, Kosova dhe nga Organizatat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG