Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike po vazhdon hetimet lidhur me vdekjen nga helmimi të ish spiunit rus, Aleksandar Litvinenko. Policia po gjurmon lëvizjet e zotit Litvinenko gjatë një periudhe prej tri javësh, para se ai të shtrihej në spital, pas ankesave se nuk ndjehej mirë. Ai vdiq të enjten pasi ishte helmuar me doza të mëdha të poloniumit 210, radioaktiv, që thuhet se është i rrallë. Gjurmët e izotopeve ishin gjetur në tri vende që ish spiuni Litvinenko i kishte vizituar para se të shkonte në spital. Aleksandar Litvinenko, që ishte një kritik i ashpër i presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, për vdekjen e tij ka fajësuar qeverinë ruse, e cila këto akuza i ka përgënjeshtruar.
XS
SM
MD
LG