Ndërlidhjet

ANKARA


Pas mbërritjes në Ankara, Papa Benedikti XVI tha se Turqia është "urë" ndërmjet feve dhe bëri thirrje për solidaritet ndërmjet kulturave.
Papa i tha kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili e priti në aeroportin e Ankarasë, se Turqia është një vend demokratik, një vend islamik dhe një urë. Ai tha se ka dashur ta vizitojë Turqinë që kur është zgjedhur papë.
Erdogan deklaroi pas takimit se Papa i kishte thënë se i mbështet përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Para se të zgjedhet në krye të Vatikanit, Papa kishte thnë se feja myslimane e Turqisë nënkupton se ky vend nuk i përket Bashkimit Evropian.
Gjatë vizitës 4-ditëshe, Benedikti XVI pritet të zbutë zemërimin e shkaktuar nga kritikat e tij ndaj Islamit si dhe të zbutë dallimet me të Krishterët Ortodoksë.
Në Turqi janë ndërmarrë masa të mëdha sigurie, që i kapërcejnë edhe ato gjatë samitit të NATO-s dhe vizitës së presidentit George Bush në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG