Ndërlidhjet

BEJRUT


Dhjetëra mijë protestues të Hezbollahut dhe aleatëve pro-sirianë janë tubuar në qendër të Bejrutit për të demonstruar kundër qeverisë properëndimore të kryeministrit Fuad Siniora. Ky i fundit u zotua se qeveria e tij nuk do të përmbyset nga protestat.
"Ne nuk do t'u lejojmë ta përmbysin sistemin demokratik, organizatat dhe bazat e saj. Nuk do të pranojmë shtet brenda shtetit. Jemi të vendosur për një qeveri legjitime e kushtetuese për gjithë Libanin dhe libanezët", tha Siniora.
Hezbollahu, i cili mbështetet nga Siria dhe Irani, e quan qeverinë marionetë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG