Ndërlidhjet

RANCHI, INDI


Së paku 13 policë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur seriozisht nga një minë, që dyshohet se është vënë nga kryengritësit Maoistë në pjesën lindore të Indisë. Policia ishte në një patrullim rutinor në shtetin Jharkhand, kur u goditë nga shpërthimi i fuqishëm. Ndërsa, në shtetin fqinjë, Chhattisgarh, në përleshje me policinë u vranë katër Maoistë dhe disa të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG