Ndërlidhjet

SHKUP


Këshilli i Sigurisë i Maqedonisë, në takimin e parë në përbërje të re, përcaktoi prioritetet në vazhdimin e procesit të integrimit evroatlantit, pas inkurajimit që u dha në samitin e NATO-s në Rigë. Në mbledhjen e sotme, Këshilli kërkoi përmbushjen e reformave në mbrojtje, në sistemin gjyqësor, në administratë, pastaj zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG