Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush është zotuar të miratojë një strategji të re për Irakun.
Megjithatë, pas takimit që pati me kryeministrin britanik Tony Blair në Uashington, Bush tha se Kongresi nuk do t'i pranoj të gjitha rekomandimet e raportit të Grupit Studiues për Irakun.
"Besoj se kemi nevojë për qasje të re. Dhe për këtë i kam dhënë për detyrë Pentagonit ta analizoj rrugën përpara. Kjo njëherësh është arsyeja pse kryeministri Blair është këtu, pra për t'i diskutuar së bashku mënyrat se si të arrihet qëllimi ynë i përbashkët, që ka të bëjë me një Irak i cili do ta qeverisë vetën, të qëndrojë i fuqishëm, ta mbrojë vetën dhe natyrisht të bëhet një aleat në luftën kundër terrorizmit", tha Bush.
Kryeministri Tony Blair ndërkaq, akuzoi Iranin për situatë jo stabile në disa pjesë të Irakut.
"Arsyeja pse kemi probleme në disa pjesë të Irakut, e dijmë shumë mirë se është Irani, që për shembull e ka financuar, siguruar me armë dhe e ka përkrahur terrorizmin. Pra duhet të jemi të qartë në hapat që duhet t'i ndërmarrim, dhe siç e kam thënë më herët, çdo gjë duhet të jetë në bazë të njerëzve se si i pranojnë përgjegjësitë e tyre", tha Blair.
Raportin e Grupit Studiues për Irakun e komentoi sot edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
"Mendoj se iniciativat diplomatike, veçanarisht me vendet fqinje të Irakut janë shumë të rëndësishme, dhe nëse Bashkimi Evropian mund të ndihmoj në këtë rrugë, flas për presidencën e rradhës të Gjermanisë që nga fillimi i vitit të ardhshëm, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për zhvillime racionale në Irak", tha Merkel.
XS
SM
MD
LG