Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi i parë i shefit të UNMIK-ut, Steven Schook, ka thënë sot se statusi aktual i Kosovës nuk është i qëndrueshëm dhe si i tillë është duke penguar përparimin. Ai i bëri këto komente gjatë qëndrimit të tij në Malishevë.
“Zbatimi i Rezolutës 1244 nuk është duke shënuar më përparime në fusha të caktuara; ne nuk mund të përparojmë më në çështjet ekonomike, nuk mund të përparojmë më në sigurinë e pakicave kombëtare dhe nuk mund të përparojmë më në përmbushjen e pritjeve të të gjithëve në Kosovë”, ka thënë Schook në Malishevë. Duke shprehur bindjen e tij se statusi do të zgjidhet shumë shpejtë, ai tha se aktivitetet e vetme që do të mund ta pengonin këtë proces janë veprimet e njëanshme apo kërcënimet e kujtdo mbi sigurinë.
XS
SM
MD
LG