Ndërlidhjet

HAMBURG


Policia gjermane ka zbuluar gjurmë radioaktiviteti në dy lokacione afër Hamburgut, që ndërlidhen me ish spiunin rus Aleksandr Litvinenko.
Dmitry Kovtun ishte njëri nga rusët që u takua me Litvinenkon në Londër, në ditën kur autoritetet besojnë se ai u helmua me izotopin polonium 210.
Policia gjermane tha se gjurmët e radioaktivitetit u gjetën në një banesë në Hamburg, që i përkiste ish gruas së Kovtun-it, si dhe në shtëpinë e vjehrrës së tij afër Hamburgut. Por policia tha se në banesën e Kovtun-it nuk janë gjetur gjurmë të polonium 210.
Besohet që Kovtun të ketë fluturuar në Londër nga Hamburgu, por nuk është e qartë kur është kthyer në Gjermani pas takimit me Litvinenkon.
Kovtun aktualisht po trajtohet në Moskë nga helmimi radioaktiv.
XS
SM
MD
LG