Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanow ka uruar presidentin Fatmir Sejdiu për fitorën e tij në zgjedhjet e djeshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
"Ne mendojmë se zgjedhjet janë mbajtur në një proces transparent dhe korrekt, ngjashëm siç ka qenë edhe rezultati, dhe ne e mbështesim këtë rezultat", tha Kajdanow pas takimit me presidentin Sejdiu.
Takimi u mbajt vetëm një ditë, pasi presidenti Sejdiu, u zgjodh kryetar i LDK-së, në Kuvendin, fundi i së cilit u përcoll me tensione dhe përleshje fizike mes delegatëve të krahut të Nexhat Dacit dhe përkrahësve të z.Sejdiu.
Presidenti Fatmir Sejdiu, e ka quajtur një hije të keqe për partinë, incidentin e mbrëmshëm. Megjithatë, ai nuk pranoi se ka ndarje në mes të LDK-së.
Ai u shpreh se Kuvendi ka përfunduar punën me miratimin e listës për Këshill të Përgjithshëm, listë kjo që ngjalli pakënaqësitë e delegatëve në Kuvend.
XS
SM
MD
LG