Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka akuzuar të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari se ka dështuar ti dënoj, "sulmet terroriste". Siç raportojnë agjencitë e lajmeve nga Beogradi, zoti Koshtunica iu referua rastit të së premtes kur ndodhi shpërthimi në një hekurudhë. "Qeveria e Serbisë po kërkon ta dijë se për çfarë arsye, Martti Ahtisaari ende nuk e ka dënuar terrorizmin nga shqiptarët në Kosovë", është kumtuar nga zyra e Vojisllav Koshtunicës. Agjencia AP mëtutje informon se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore presin që vendimi i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara, që do të bëhet pas propozimit të zotit Ahtisaari, do të rezultoj me pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, përkundër vërejtjeve të Serbisë. Këto vërejtje sot i përsëriti edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duke thënë se "asnjë vend normal nuk e jep një pjesë të territorit të tij", por pranoi se "gjasët janë të mëdha që Kosova do të bëhet e pavarur".
XS
SM
MD
LG