Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga Kosova", ka thënë kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, duke shprehur mbështetje për kundërshtimin e Rusisë ndaj pavarësimit të Kosovës.
Rusia ka qëndrim parimor dhe nuk do të lejojë që Këshilli i Sigurimit të shkelë Kartën e Kombeve të Bashkuara, që të mundësojë shkatërrimin e shteteve ekzistuese dhe ribërjen e kufinjve të njohur ndërkombëtarisht, ka thënë Koshtunica, për të shtuar se për Serbinë çështja e Kosovës është zgjidhur në referendumin për Kushtetutën serbe.
"Me këtë vendim të popullit, botës iu dërgua porosia se Serbia nuk e jep dhe kurrë nuk do ta japë Kosovën. Jam i bindur se bashkësia ndërkombëtare e ka dëgjuar me kujdes zërin e qytetarëve të Serbisë, dhe padyshim, nga miqtë tanë do ta fitojmë mbështetjen e nevojshme", ka thënë Koshtunica.
"Në territorin tonë në Kosovë, bashkësia shqiptare mund të ketë dhe do të ketë autonominë më të madhe të mundshme, autonominë substanciale", ka thënë Koshtunica, për të shtuar se shqiptarët "nuk mund të kenë dy shtete", respektivisht "në territorin e Serbisë nuk mund ta ndërtojnë shtetin e tyre të dytë".
XS
SM
MD
LG